Ilir Meta si ish-President i Republikës në maj të këtij viti tha se do të padisë gazetën austriake Kronen Zeitung.
Ai tha se media kishte shpifur ndaj tij dhe do të ndërmerrte hapa ligjore, për të cilat do të vinte në dijeni dhe ambasadën austriake në Shqipëri dhe tonën në Austri.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se kjo padi ndaj gazetës që u përdor si provë nga ish-deputeti Valteri për ta paditur në SPAK, nuk u bë kurrë.
Të paktën deri në 24 korrik kur Meta ishte president i Republikës.
Media akuzonte kreun e Partisë së Lirisë se kishte paguar 700 mijë dollarë për lobime në SHBA./ Euronews/
/e.d