Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është bërë objekt hetimi nga SPAK, pas kërkesës për padi që depozitoi ish-deputeti Halit Valteri më 7 qershor.
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim kërkoi sot nga politika që t’i kursejë akuzat ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, në mënyrë që këta të fundit të kryejnë si duhet punën e tyre pa presion.
Pas deklaratës së Yuri Kim ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili nënvizon se nga kjo forcë politike “mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë”.
Në postimin në Facebook, Blushi kujton se kryeministri Edi Rama ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme SPAK dhe organet e tjera të drejtësisë në vend gjatë këtij viti, madje duke deklaruar “se po i soset edhe durimi me drejtësinë e re”.
Postimi i Blushit:
Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve.
Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar.
I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS, siç bëri në Kongresin e Partisë së 9 majit kur tha ndër të tjera se: “SPAK-u nuk do ekzistonte po të mos ekzistonte kjo parti”, sepse të tilla kërcënime dhe shantazhe nga partia-shtet kompromentojnë rëndë funksionimin e drejtësisë së pavarur dhe të bazuar vetëm në ligj.
Lerwni SPAKun te hetoje cfare dishesh ka dhe te shohim kush jane fajtoret . Inceneratiret jane aty si fakt dhe oarate e oaguara dihen ,te shohim kush abuzoi me oarate publike !