Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, ka nisur hetimet për ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Në një letër të firmosur nga drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, i kërkohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të dorëzojnë një kopje të vetëdeklarimit apo të formularit të Dekriminalizimit të Ilir Metës, kur ky i fundit ka qenë deputet përpara se të zgjidhej President.
Hetimi i SPAK për Ilir Metën bëhet pas kallëzimit penal të bërë disa muaj më parë nga ish-deputeti i PD Halit Valteri, i cili e ka akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv, fshehje pasurie, mospagim të taksave e tatimeve dhe shpërdorim detyre.
/a.r