“Ndjemë djegie të syve dhe në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia.”. Kjo është dëshmia e një prej ushtarëve që mbeti i plagosur nga sulmi që ndodhi në uzinën e armëve në Çekin të Gramshit.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen e plotë ku jepet edhe dëshmia e ushtarit Aldo Bici. Ky i fundit sqaron momentin e ndjekjes, por edhe të gjendjes së tyre pasi u sulmuan me spray paralizues.
“Rreth orës 17:25 u njoftova me telefon nga roja Ardian Xhaka se kishte konstatuar një person, i cili kishte hyrë në ambientet e brendshme të Uzinës, me qëllim fytjen në magazinat e saj. U vura në ndjekje të këtij shtetasi bashkë me Xhakën. Në afërsi të disa banesave të fshatit, rreth 200 metra nga muri rrethues i Uzinës, kanë bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtij shtetasi. Në momentin që janë afruar për ta kapur prej krahu, ai ka nxjerr spray me të cilin na spërkati fytyrën dhe në trup. Ndjemë djegie të syve dhe në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia. Më pas na dërguan në spital në urgjencën e Gramshit dhe më pas në Tiranë.”, pohoi Aldo Bici.
g.kosovari