Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave që ka marrë për mbështetjen ndaj sportistëve të kalibrit europian duke thënë se kur nuk duan t’ia dinë për faktet, duhet të bëjnë si Luiza Gega, të vrapojnë më shpejt.
Reagimi i Ramës në Twitter vjen pas një sërë reagimesh që erdhën nga pritja që iu bë kampiones shqiptare, e cila u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa. Rama shkruan se askush nuk i jep rëndësi as fjalëve që thotë vetë kampionia për ndryshimin e vendit.
“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!”, shkroi Rama në Twitter.
/a.r