Për të paktën 3 minuta, 24-vjeçarja Enkeleda Trungu qëndroi pa ndjenja në fundin e një pishine në periferi të Tiranës. Ajo aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në reanimacion.
Rreth orës 16:14 minuta, teksa po bënte foto dhe luante me shoqëruesin e saj ajo nuk arrin dot të dalë mbi ujë.
I riu Orjolin Mete, shihet në kamerat e sigurisë që nguron të futet nën ujë për ta nxjerr dhe për disa sekonda kërkon ndihmën e stafit të pishinës.
Një prej djemve të stafit bashkë me 3 persona të tjerë futen në pishinë për të shpëtuar të renë, e cila në orën 16:17 minuta nxirret dhe i jepet ndihma e parë nga personat që gjenden në aty.
Për disa orë policia mbajti shoqëruesin e vajzës në ambientet e policisë, ku më pas e referoi atë në gjendje të lirë në Prokurori.
Ndërkohë shpalli në kërkim shtetasin Ylli Hidri, administrator i biznesit pasi nuk kishte caktuar përgjegjës për pishinën në shkelje të një vendimi të vitit 2011 për rregulloren për kërkesat higjieno-sanitare të pishinave.
/a.r