Dj PM është një ndër ish-banorët më të komentuar që pas daljes së tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.
Së fundmi, PM ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Këto pyetje kanë të bëjnë pikërisht me marrëdhënien e tij me ish-banoren e shtëpisë, Einxhel.
Një ndjekës e ka pyetur se si i ka raportet me Einxhel e cila është në pritje të ëmbël së bashku me mikun e tij Dj Dagz.
PM i është përgjigjur përmes një videoje ku thotë: “Kemi raporte shumë mira, Einxhel e kam shumë shoqe dhe është një nga banoret me të cilat kam folur më shumë gjatë orëve të vona. Kemi patur mendime pothuajse të njëjta, e respektoj shumë dhe i uroj shtatzëni të ëmbël.”
Einxhel ka ripostuar videon e PM në llogarinë e saj në Instagram ka dhe ka shkruar me nota humori: “Gënjen, çfarë t’i bëj Dagz se të kisha nominuar. Por besoj se kur ia putha shokun bëmë paqe.”
Ndërkohë nuk ka vonuar përgjigjja e PM i cili ia kthen: “Rëndësi ka që kemi patur gjithmonë paqe se e kam ditur që të pëlqen prej fillimit.”
PM ka treguar se se kur mësoi për shtatzëninë e Einxhel fillimisht ishte shtangur pasi nuk e kishte besuar, por më vonë i ishte bërë shumë qejfi.
/e.d