Me largimin e Taulant Seferit, listën e futbollistëve më të shtrenjtë të Superiores, e kryeson një tjetër sulmuesit i Tiranës. Bëhet fjalë për Redon Xhixhën.
Sipas “Transfermarkt”, kartoni i futbollistit 24-vjeçar, momentalisht vlen 475 mijë euro. Ndërkohë në vend të dytë qëndron Xhuliano Skuka i Partizanit. Një rritje e jashtëzakonshme për Skukën, që 2 sezone më parë aktivizohej në Kategorinë e Parë me Korabin.
Plot 4 futbollistë kanë kapur vlerën e 400 mijë euro, duke u pozicionuar në vendin e tretë, bëhet fjalë për Bekajn e Tiranës, Tiago Ferreiran e Kukësit, Hebajn e Teutës dhe Rrapajn e Partizanit. Menjëherë pas tyre vjen Vesel Limaj me 375 mijë euro. Ndërkohë që TOP 10, kompletohet me Bitrin, Ismailgecin dhe Kristijan Vulajn.
Vlen të theksohet se merkatoja në Superiore nuk është mbyllur ende, teksa në ditët në vijim priten edhe lëvizje të tjera në merkato.
/e.d