Departamenti i Policisë së Oakland ka nisur një hetim pasi dy tifozë të MLB në lojën Athletics-Mariners të dielën dyshohet se janë përfshirë në një akt seksual në tribunat në RingCentral Coliseum.
Zyrtarja e Informacionit Publik të OPD, Candace Keas, tha se policia u njoftua për incidentin pas ndeshjesh, ndërsa u bë një inspektim i regjistrimeve nga kamerat e sigurisë.
“Megjithatë, dy tifozët, një mashkull dhe një femër, nuk janë identifikuar dhe askush nuk është arrestuar në këtë moment. Paraprakisht akuza është veprime të shthurura në publik.
Nëse akuzohet dhe dënohet, çifti mund të përballet me deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 1000 dollarësh.
— Polar Bear Fan (@MPsMP4s) August 22, 2022
/e.d