Nga Agron Gjekmarkaj
Në çdo ditë perkujtimore ka një nxitim për të folur, për të thënë diçka, për të qënë në rregull , për të bërë detyren !!
Një mbeshtjellje e banalitetit me folklorin patetik, e hipokrizisë me padobinë, e paturpesisë me pandjeshmerinë, e perdorimit me interesin ,shperrthen si kanalet e ujerave të zeza mbi pasardhësit e viktimave të komunizmit, të ish të persekutuarve politike , mbi vetë të shkuemen ,në çdo datë me shënjë siç është edhe e sotmja “dita përkujtimore e viktimave të regjimeve totalitare”!
Komunistë, ish komunistë, pragmatisë, kodoshë e hajdutë, levantinë, bizantinë, spiunë, ish spiunë, njerez për të cilet historia është lopë me u mjelë si postet që kanë patur e kanë, turren tu lypë drejtësi per viktimat e martiret, tu thure lavde e ditirambe, tu ba gjykime e premtime , tu akuzu e coptu, pas 32 vitesh liri, tu sha e tu ba copash diktaturen me fjalë kinse si gjyle ndaj së keqes të pafuqishem moralisht me heshtë.
Shumë prej tyre kulturalisht e fizikisht bijë të saj, kanë pasë një herë mundesi me ba diçka per ta e se kanë ba, kanë pasë pushtet e janë rrotullu në opozitë e prapë në pushtet e keshtu me rradhë.
Gjithmonë kanë humbë një rast me ba një të mirë, me vu diçka në vend, me ndreq një padrejtësi, më ndertu një shembull, me ba akte e jo fjalë dhe në çdo rast ka triumfu perdorimi politik , ligjerimi prej kauçuku mbi thelbin e së shkuemes që kushtezon të tashmen dhe të ardhmen.
Të pakten një herë të vetme të kishin me mbyllë gojen e me i lanë viktimat a heronjtë në paqen e tyre , familjaret në pershpirtjen e tyne të dhimshmne, shoqninë në ndergjegjen e vet të vramë, kohen në qetesinë që humb nga pellitjet njerzore!!
Kur na mungon fuqia për me heshtë nxitojmë me u ba klerikë të etikes, gishtdrejtues të bindun që të tjeret janë trushkulun dhe kujtesen e kanë të shkurter sa gjumin e pasdites.
E shkuara lyp akte dhe jo fjale. Kur s’kena fuqi me ba akte se paku te mos bajmë zhurmë me tinguj akustik që u ndyjnë ameshimin të rënve.