Mësohet vendin ku qëndruan në Gramsh për tre ditë dy rusët dhe shtetasi ukrainas.
Burime të sigurta i thanë News24 se dy rusët dhe shtetasi ukrainas nuk kanë qëndruar dhe fjetur gjatë tre ditëve në asnjë hotel në Gramsh, por kanë fjetur dhe kanë qëndruar në kodër lart uzinës së Çekinit, ku ndodhet një ish-repart ushtarak i braktisur, i cili më parë ka qenë kundërajrori për mbrojtjen e uzinës.
Pra tre personat e akuzuar për spiunazh kanë qëndruar dhe fjetur në këtë ish-repart ushtarak të braktisur që nuk ka më asnjë funksion tre net. Ky fakt i është konfirmuar News24 edhe nga dëshmitarë okularë që kanë parë tre të huajt të qëndronin brenda në ish-repartin ushtarak të braktisur.
Ky vendqëndrim i tyre përforcon dyshimet se kanë vëzhguar me detaje uzinën e Çekinit gjatë këtyre tre ditëve dhe kanë qëndruar pranë saj në një vend ku nuk ishin të ekspozuar dhe kishin mundësi të afroheshin te uzina e Çekinit.
/a.r