Qyteti juglindor i Nikopolit, i cili është jo shumë larg nga termocentrali më i madh bërthamor në Europë, u godit sërish nga raketat ruse të dielën, sipas autoriteteve ukrainase, shkruan BBC.
Sulmet me raketa ruse në Nikopol, Krivyi Rih dhe Synelnykovsky rezultuan në një “natë me bombardime dhe viktima” dhe “deri në 2000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike”, tha guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko në Telegram.
Britania, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar për nevojën për të garantuar sigurinë e instalimeve bërthamore të kërcënuara nga konflikti në Ukrainë.
Centrali bërthamor i Zaporizhzhia, është në kontrollin e forcave ruse që nga fillimi i marsit dhe Moska dhe Kievi kanë akuzuar më parë njëri-tjetrin për bombardimin e termocentralit.
g.kosovari