Bukuroshet shqiptare, ndër më të nxehtat në rajon, kanë arritur suksese edhe në botën e modës e modelimit. Ja cilat dhjetë ndëra vajzat më seksi që prezantohen në Instagram.
Eva Pepaj ‘LA Models’
Modelja shqiptare prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në SHBA ku njihet gjerësisht si modele për veshje të brendshme dhe bikini. Eva ka qenë imazh i disa prej markave më të njohura ndërkombëtare.
Angela Martini ‘Front Management’ dhe ‘Elite Modeling Agency Nju Jork’
Miss Shqipëria 2010 me një karrierë të suksesshme si modele në SHBA dhe Zvicër, ka qenë pjesë e fushatave publicitare të markave të famshme botërore dhe është shfaqur në disa prej revistave më të famshme si “Maxim”, “Sport’s Illustrated” dhe “Esquire”.
Xhesika Berberi ‘VR Management’
Vajza me stilin njujorkez, pas shpalljes Miss Shqipëria 2011 ka përjetuar një sukses të papritur në fushën e modelingut duke u shndërruar në imazh të disa markave me famë botërore.
Adrola Dushi ‘Click Agency’
Ndonëse nënë e një djali 2-vjeçar, Miss Shqipëria 2012 ka nisur një karrierë modelingu në SHBA, ku është bërë pjesë e një agjencie prestigjoze. Ajo ka qenë imazhi i disa fushatave publicitare në Shqipëri dhe Nju Jork.
Kleoniki Delijorgji ‘MP Model Management’
Miss Globe 2012 nuk u ndal me marrjen e kurorës por tashmë është në ndjekje të karrierës së modelingut në Itali, ku është shfaqur në një editorial për Cosmopolitan Italia dhe ka mërrë pjesë në sfilatën e famshme “Fashion For Relief” të organizuar nga Naomi Campbell.
Irsida Aliu ‘3mmodels’
Me një karrierë të suksesshme në SHBA e madje edhe Kinë, Irsida ka marrë pjesë në disa reklama të firmave të mëdha të modës dhe jo vetëm.
Dorina Gegiçi ‘AS Agency’
Modelja me këmbët e saj kilometrike, ndonëse e vogël në moshë, ka një karrirë të hershme modelingu që ka nisur që në kur ishte 14 vjeç. Ajo është ndër fytyrat që shihen më shpesh në editorialet e modës në revistat shqiptare e madje është shfaqur edhe në ‘Vogue Italia Online’.
Elena Lika ‘As Agency’
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, e njohur për flokët e saj karakteristike kaçurrela bjonde, është një ndër modelet më të kërkuara në editorialet e revistave shqiptare. Ajo gjithashtu është shfaqur në “Vogue Italia Online” dhe është ndër modelet që është e pranishme në sfilatat mënë zë të kryeqytetit.
Kristi Çavo ‘Grace Models’
Kukulla e porcelanit, dikur modele në editorialet e Anabel, tashmë parakalon në sfilatat më të rëndësishme në vend dhe është bërë pjesë e disa fushatave publicitare të rëndësishme.
Kristina Bakiu ‘Biba Models Zyrich’
Pas shpalljes Miss Shqipëria 2013 dhe Miss Bikini, velina e ‘E Diela Shqiptare’ ka vijuar me karrierën e saj si modele në Zvicër. Në Shqipëri ajo është shfaqur në sfilata të shumta dhe ka qenë pjesë e seteve të shumta.