Dy aktiviste kanë ndërprerë kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjatë fjalë së tij në një eveniment në Berlin.
Protestueset u zhveshën pranë kancelarit duke zbuluar edhe mesazhet që kishin shkrur në turipin e tyre. “Embargo gazit tani!”, kanë thirrur aktivistet gjatë protestës së tyre, përpara se sigurimi të ndërhynte për t’i larguar.
Scholz po fliste në eventin e Ditës së Hapur të Qeverisë Federale në Kancelarinë.
Eventi vjen pasi një sondazh zbuloi se rreth dy të tretat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e liderit të tyre dhe koalicionit të tij të përçarë, është përballur me krizë pas krize që nga marrja e detyrës në dhjetor.
Vetëm 25% e gjermanëve besojnë se socialdemokrati po e bën mirë punën e tij, nga 46% në muajin mars, sipas sondazhit të Insa për gazetën javore Bild am Sonntag.
Nga ana tjetër, 62% e gjermanëve mendojnë se Scholz – i cili ishte zëvendëskancelar nën udhëheqësen konservatore veterane Angela Merkel në koalicionin e mëparshëm qeverisës – po e bën punën e tij keq, një numër rekord, krahasuar me vetëm 39% në muajin mars.
Që nga marrja e pushtetit , atij i është dashur të përballet me luftën në Ukrainë, një krizë energjetike, inflacion në rritje dhe tani thatësira – të gjitha duke e shtyrë ekonominë më të madhe të Evropës në prag të një recesioni.
Kritikët e kanë akuzuar Scholz se nuk ka treguar lidership të mjaftueshëm.
Ndërkohë, Rusia do të ndalojë furnizimet me gaz natyror në Evropë për tre ditë në fund të muajit përmes tubacionit të saj kryesor në rajon.
g.kosovari