Virusi Borna iu merr jetën dy fëmijëve në Gjermani. Në fillim të gushtit, një fëmijë 7 vjeç humbi jetën, ndërsa nga i njëjti virus një tjetër vajzë gjeti vdekjen në vitin 2019, ku më vonë u zbulua virusi nga i cili ishte prekur.
Të dy rastet ndodhën në qytetin e Maitenbeth, në Bavari. Ndërkohë aktualisht ka një shpërthim të vërtetë, me rreth 40 raste të zbuluara në të gjithë territorin gjerman.
Virusi nuk është i ri, sëmundja e Bornës në kafshë është e njohur prej më shumë se 100 vitesh. Emrin e ka marrë sipas qytetit Borna në Saksoni.
Ka rreth 40 raste të Bornës në Gjermani. Virusi nuk mund të zbulohet në gjak, por nga antitrupat kundër tij. Numri i rasteve të paraportuara ka të ngjarë të jetë më i lartë, raporton Bild.
Rastet e regjistruara në qytetin bavarez të Maitenbeth nxisin dyshimin se fëmijët janë më të prekshëm se të rriturit.
“Por kjo mund të jetë fare mirë një rastësi”, thotë studiuesi Dennis Tappe. Por është gjithashtu e mundur që fëmijët dhe të moshuarit, të cilët preken më shpesh, të bëjnë më shumë gjëra që të tjerët nuk bëjnë: luajnë jashtë ose punojnë në kopsht.
Sipas Tappe, zonat rurale janë veçanërisht të prekura, pasi rastet janë zbuluar kryesisht në periferi.
/a.r