Ngjarja në Uzinën ushtarake në Gramsh është trajtuar me rëndësi jo vetëm nga mediat në Shqipëri, por edhe në botë. E përditshmja britanike “Express”, ka botuar një artikull me titull: Putin poshtërohet pasi spiunët rusë kapen në flagrancë duke hyrë në uzinën e armëve në Shqipëri.
Më poshtë, shkrimi shpjegon ngjarjen, ndërsa u referohet edhe reagimeve të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Kryeministrit Edi Rama.
“Një nga të dyshuarit meshkuj sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme”, shkruan “Express”.
Pavarësisht se tre të arrestuarit, të dyshuar për spiunazh i mohojnë akuzat, hetimet vazhdojnë nën dyshimet mbi pretendimet se janë blogerë që fotografojnë ambiente ushtarake, vijon më tej shkrimi.
/e.d