Gazetari Eni Ferhati u shpreh sot se ka dyshime që bandat janë bërë bashkë për të eliminuar Ervis Martinajn, duke paguar vrarë me pagesë, për të kryer eliminimin e tij.
“Dyshimet e policisë janë që 3 grupe kriminale me të cilat Ervis Martinaj ka pasur konflikte, të jenë bërë bashkë, pra Klani Duka, Indrit Dokle dhe një grup kriminal në zonën e Fushë- Krujës të jenë bërë bashkë, të kenë paguar vrasës me pagesë dhe të t’i investuar ata që t’i kundërvihen në çdo formë. Gjatë dy viteve të fundit i janë vrarë shokët. Kur të vriten shokët, është radha jote që do vihesh para këtij sulmi. Në familjen e tij po mbahet zi, deri diku”, u shpreh Ferhati në një bisedë me studio me gazetaren Bruna Çifligu.
“Si pasojë e kësaj ngjarje që pretendohet, pra rrëmbimi dhe eleminimi fizik, persona të tjerë të ketë festuar apo hapur shampanjën në Dubai”, tha ai më tej.
euronews /a.r