Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi sot në Gjenevë se shpërthimi i virusit Zika, i cili shkakton defekte në lindje, ”ishte një emergjencë shëndetësore publike me ndikim global”.
Pas një takimi të jashtëzakonshëm të komitetit të saj të emergjencës, organizata zbuloi lidhjen mes këtij virusi, të transmetuar nga një lloj mushkonje, dhe rritjes veçanërisht të rasteve në Amerikën Latine tëmikrocefalisë, një keqformim kongjenital te fëmijët e sapolindur që shoqërohet me një kokë dhe tru shumë të vogël.
Pas këtij zbulimi, OBSH-ja tha se kemi të bëjmë me ”një emergjencë shëndetësore publike me ndikim global.