Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Monza, pasi u ndalua teksa kishte dalë për të shitur drogë.
21-vjeçare po lëvizte në rrugët e qytetit me makinën e nënës së tij, ku kishte fshehur dhe drogën e tipit kanabis, ndërsa ishte nën prezencën e një të mituri 17 vjeç dhe një mikut të tij italian.
Sipas mediave përtej Adriatikut, droga në posedim të shoferit 21-vjeçar ishte e mbështjellë me një figurë alieni dhe fjalët “Alien og”.
Të rinjtë u ndalën në një postbllok në Viale Stucchi, ku gjatë kontrollit u gjet lënda narkotike.
I riu shqiptar jetonte ilegalisht në Itali, ndwrsa pas kontrolleve nw çantën e shpinës iu gjet qesja me 4 doza hashash, me peshë totale rreth 380 gramë, dhe 200 euro, të ndara në kartëmonedha me prerje të vogël.
Droga ishte e paketuar në 4 pako, me peshë rreth 95 gram secila, e mbushur me celofan transparent dhe ngjitës.