Shpati Lena dhe Hakim Xhezo u përcollën këtë të premte për në banesën e fundit, një ditë pasi u ekzekutuan në një atentat mafioz në aksin Fier-Vlorë, pranë Panajasë.
Detaji që ra në sy është se tek njoftimi i ceremonisë së varrimit, fotografia është vendosur vetëm për Shpati Lenën ndërsa njoftimi për vdekjen e Hakim Lenës dhe varrimit të tij ka qenë pa fotografi.
Ndërkohë që kortezhi është shoqëruar edhe nga policia. Balkanweb ka publikuar dhe foton e viktimës, Shpati Lena.
Autorët përdorën kapuçë dhe makinë me xhama të zinj. Hapen kamerat e sigurisë
Hetuesit po analizojnë me kujdes çdo të dhënë në vendin e ngjarjes, dëshmi, apo pamje filmike që mund të çojë në identifikimin e autorëve të ekzekutimit mafioz të Shpati Lena dhe Hakim Xhezo paraditen e 18 gushtut në aksin Fier-Vlorë.
Por identifikimi i autorëve mund të jetë i vështirë, pasi siç mëson Panorama nga burime pranë grupit hetimor, autorët kanë qenë të kujdesshëm dhe kanë përdorur kapuç në kokë për të mos u dalluar.
Gjithashtu, makina e autorëve mësohet se ka qenë me xhama të zinj.
Burime nga policia konfirmojnë për gazetarin e Panorama në Vlorë se janë duke u kqyrur kamerat e sigurise deri ne momentin e daljes ne autostrade per te pare levizjen e mjetit ku po udhetonin dy viktimat por edhe te mjetit tjeter BMW te gjetur te djegur, që mund të jape informacione per autoret e krimit.
/e.d