Ashtu siç edhe pritej sulmuesi i kombëtares Shk]lzen Gashi u largua nga Baseli drejt ekipit amerikan Colorado, ku ka nënshkruar edhe kontratë.
Gashi ka thënë se kjo është një sfidë e re për të.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka thënë se është shumë i lumtur që ka nënshkruar me Coloradon dhe se kjo është një sfidë e re për të.
Ai po ashtu falënderoj edhe skuadrat e tij, Zurich, Graschoppers dhe Basel.
“Falënderoj të gjitha ish skuadrat e mia, pasi ato më kanë ndihmuar shumë. Jam krenar që jam këtu, pasi ky është një hap tjetër në karrierën time, një sfidë e re. Ju faleminderit të gjithëve”, tha Gashi gjatë një interviste për faqen zyrtare të Colorado Rapids.
Sikurse në Basel dhe te Kombëtarja shqiptare, Gashi do të bartë edhe në Colorado fanellën me numër 11.