Sali Berisha ka komentuar sot nismën ligjore të socialistëve që parashikon lënien jashtë Kuvendit të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.
Ai ka habitur jo pak me qëndrimin e dyzuar që ka mbajtur para gazetarëve duke u shprehur se kërkon kthimin e ligjit të lustracionit. Por nga ana tjetër ai e ka cilësuar si ligjin Anti-Meta përpjekjen e socialisëve.
Përmes kësaj deklarate Berisha tenton t’i japë të drejtë përpjekjeve të tija në vitin 1995 kur në atë kohë në opozitë të ashpër me Ilir Metën, ky i fundit e kundërshtoi miratimin e ligjit. Më pas në vitin 2008 qeveria e djathtë arriti ta miratojë ligjin e lustracionit bazuar në modelin çek dhe i pangjahëm me asnjë vend tjetër europian.
“PD miratoi në vitin 1995, një vit para lustracionit, ligjin për dënimin e krimeve kundër njerëzimit. Mbi bazën e këtij ligji u dënuan 73 zyrtarë duke nisur nga Presidenti tek një komandant që zvarriti trupat e të pushkatuarve në kufi. Ky ligj i dërguar nga PS u quajtur Kushtetues dhe është edhe sot në fuqi. Ne kemi qenë dhe do jemi për ligjin e lustracionit. Atë që bën PS, duket se është ligj që po ta quajmë ndryshe, ligji anti-Meta, por kjo është një gjë, e cila bazohet në një shpifje të qartë, të hedhur poshtë nga vetë autori për të cilën akuzohet” – tha sot kreu i Partisë Demokratike.
Kjo deklaratë nxjerr zbuluar se nga njëra anë ai është në hall me Ilir Metën, që as nuk denjon ta tërheqë dosjen e tij dhe ta bëjë transparente. Ose e thënë ndryshe, Berisha e pranon rolin e Metës si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit, përderisa mendon që ky ligj do ta nxirte nga politika. Dhe nga ana tjetër, Berishës i duhet t’i dalë për zot ligjeve të miratuara prej tij dhe të mbajë lart flamurin si anti-komunist i orëve të para.
/javanews/ a.r