Pesë persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia pasi nxorrën me dhunë nga banesa dy motra duke pretenduar pronësinë e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Progonat të Tepelenës.
Të proceduarit janë G. L., 50 vjeçe, Sh. G., 59 vjeçe, banuese në Tepelenë dhe V. C., 60 vjeçe, A. G., 34 vjeç e A. I., 42 vjeçe, banues në Tiranë. Të gjitha akuzohen për dhunim të banesës, vetëgjyqësi dhe dëmtime të tjera me dashje.
Pesë personat kanë hyrë me dhunë në banesën ku aktualisht banon 58-vjeçarja A. H. dhe e kanë nxjerrë atë me dhunë nga banesa, për të cilën 5 shtetasit pretendojnë se është në pronësi të tyre. Për pasojë, është dëmtuar në dorë motra e 58-vjeçares.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta persona janë aktualisht në proces gjyqësor për pronësinë mbi banesën.
Materialet në ngarkim të 5 shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/a.r