Në ishullin francez të Korsikës moti i keq shkaktoi viktima gjatë 24 orëve të fundit. Stuhitë e forta kanë shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve, siç raporton prefektura.
Viktimat janë një vajzë 13-vjeçare që vdiq nga rënia e një peme në një kamping në qytetin bregdetar të Sagone, një grua 72-vjeçare e vrarë nga çatia e një restoranti që ra mbi makinën e saj në Coggia, në jug të Sagone, dhe një burrë 46-vjeçar i cili vdiq në një kamping në qytetin e Calvi.
Një nga 12 të plagosurit është shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Bilanc I rëndë edhe në Itali ku regjistrohen deri tani 7 viktima nga moti I keq që ka goditur vecanërisht veriun e vendit.
Rajonet e Toskanës dhe Venetos madje shpallen gjëndjen e jashtëzakonshme ndërsa stuhi të forta dhe dëmë janë regjistruar edhe në Lombardi dhe Rexho Emilia.
/a.r