Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar për ABC në lidhje me Nënkomisaren e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, e cila shpërtheu ditën e djeshme në rrjetet sociale me komente ofenduese ndaj gazetarëve.
Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra ka pyetur AMP-në nëse ka nisur një një verifikim apo hetim për Anisa Kostanin, e cila në rrjetet e saj sociale përdori fjalor fyes ndaj gazetarëve.
APM është përgjigjur se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ Anisa Kostanin.
Gjithashtu AMP thotë se Anisa Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut në intervistat e saj me gjarprin e famshëm, që e mban në qafë.
Reagimi i polices, e njohur për publikun më shumë për gjarprin që mban në shtëpi, erdhi pas vrasjes së mbrëmjes së 17 gushtit në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.
/a.r