Shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në fshatin Beragozhdë të Pogradecit plagosi 30 persona, 6 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.
Disa orë pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, ndërkohë, më poshtë janë disa foto të fiksuara në lokal pas shpërthimit.
Në to duken dëmet e mëdha materiale nga flakët që plagosën dhjetëra njerëz.