Socialistët e kanë përfunduar tashmë draftin me amendimet e ligjit të dekriminalizimit ku do të sanksionohet ndalimi i kandidimit për zyrtarët e lartë si dhe deputetët por dhe përfundimi i mandatit në rastet kur është i zgjedhur, për personat që rezultojnë ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.
Do të jetë Autoriteti i Dosjeve që do të ngarkohet nga ligji që të skanojë të gjithë politikanët që kandidojnë për poste publike ose janë në detyrë nëse kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Por në sitën e autoritetit nuk do të kalojnë vetëm politikanët por dhe një sërë zyrtarësh të tjerë përfshirë dhe gjyqtarët, prokurorë, zv/ministra, prefektë si dhe funksionarë të tjerë të lartë.
Për ndryshimet e propozuara nga socialistët që lindën si nevojë pas denoncimit të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve ku pretendohet që ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Por për këtë nismë kërkohen ndryshime kushtetuese.
/e.d
Te gjitha partite komuniste te monstrave,monstres e vicidolit,monstres te cepanit skraka… e super hajdutit edvin edhe ky monster.Tani mbase 30 vitesh kujtohen kta te degjeneruar te bejne ligjin per hapjen e dosjeve te sigurimit.Kta jane kriminele pa perjashtim,kta jane jashtqitja e KOMBIT.Kta kane hake kokrren e plumbit,30 vjet vollen,plackiten e vrane,akoma kta flliqsira nuke duan ti lene shqiptaret te ndertojne SHQIPRINE.