Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për 29-vjeçaren, Elinta Garo.
Garo do të qëndrojë në burg për 30 ditë deri në kryerjen e ekspertizës auto-teknike të automjetit që ajo drejtonte. Garo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit, Begzan Hyseni.
Aksidenti ndodhi të hënën datë 15 gusht në zonën e parkut olimpik, tek “Kodra e Diellit” ku si pasojë e humbjes së kontrollit, e reja përplasi 4 persona, çiftin Begzan dhe Valentina Hyseni, 27-vjeçaren Alkuna Telaj, dhe një fëmijë.
Fatkeqësisht, 60-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Traumës, ndërkohë të aksidentuarit e tjerë kanë lënë spitalin.
/a.r