Është arrestuar Xhanelo Tarja, 24-vjeç, autori i vrasjes me thikë të 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pasditen e sotme në Sarandë. Po ashtu në pranga ka rënë dhe vëllai i tij, Xhoi Tarja, që sipas policisë rezulton bashkëpunëtorë në ngjarje.
Po ashtu ka rënë në pranga dhe punëdhënësi i dy autorëve të dyshuar, pasi tentoi të fshihte ngjarjen.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Sarandë, ku mbeti i vdekur një 41-vjeçar. Klodian Bakiaj është qëlluar me thikë nga 24-vjeçari Xhanelo Tarja.
Sherri ka ndodhur pasi Bakiaj ka parkuar makinën para lokalit ku punonte si kamarier Tarja, i cili më pas e ka qëlluar me thikë.
/a.r