Blerina Hysaj, konsulente imobiliare tregoi për Euronews Albania zonat më të shtrenjta për të marrë me qira një apartament në kryeqytet.
Ajo tha se zonat ku paguhet më shumë për qiranë vijojnë të jetë ajo e ish-Bllokut, zona e stadiumit, ku siç tha ka pak prona të disponueshme për shkak të kërkesës së madhe, por edhe periferia.
“Tek rruga e Kavajës ka shumë kërkesa për komplekset që janë ndërtuar, por ka rritje të kërkesës edhe për periferinë në Astir dhe Yzberisht”, tha ajo.
Hysaj tregoi se çmimet e qirave variojnë nga 300 euro/muaj minimumi për periferinë në 800-900 për një apartament në zonën e ish-Bllokut.
Sipas saj, rritja e kërkesës për të blerë apartamente ka çuar në rritjen e qirasë.
Hysaj tha gjithashtu se rritje ka pësuar edhe çmimi i blerjes së apartamenteve, të cilat siç tregoi nuk i gjen më poshtë 800 euro metri katror, me përjashtim të ndonjë periferie të thellë ku mund të shkojë deri në 500 euro metri katror.
/e.d