Në një dalje për mediat, Ilir Meta, ish-president dhe aktualisht, kryetar i Partisë së Lirisë, nuk ka pranuar që të komentojë mendimin e pasardhësit të tij Bajram Begajt, në lidhje me ‘Open Balkan’, ku ky i fundit u shpreh se Kosova duhet të bëhet pjesë.
Meta tha se beson se mendimi i Begajt është i pavarur dhe ai është plotësisht i ndërgjegjshëm për atë që thotë.
‘Unë nuk kam bërë ende asnjë muaj nga largimi i detyrës si president dhe s’më duket etike të që të komentoj qëndrimet apo vlerësime e presidentit të ri. Është i pavarur besoj dhe plotësisht i ndërgjegjshëm me atë që shpreh. Lidhur me iniciativën e Vuçiçit dhe të Ramës, është një iniciative që cenon perspektivën tonë Europiane. Ne duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit.’- u shpreh Meta.
/e.d