Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot gjatë takimit me strukturat në Vlorë se zgjedhjet e përgjithshme në vendin tonë mund të bëhen përpara atyre lokale.
Meta u shpreh se do të angazhohet 100 herë më shumë se në vitin 2004 kur krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim sepse sot kauza është akoma më e madhe.
“Zgjedhjet lokale nuk i shtyjmë dot. Si atëherë që nuk u regjistrua as Luli. Ky nuk është një problem. Por mund të ndodhë të bëhen përpara ato të përgjithshme. Duke qenë se nuk kemi përfaqësues në këshillat bashkiakë duhet të nisë përpara kjo punë për monitorimin e bashkisë. Problemet duhen ngritur në opinion publik.
Duhet të ngrenë edhe përfaqësuesit e PL që janë të preokopuar për qeverisjen e Vlorës. Vlora ka një peshë të veçantë. Gjithmonë kur ka çështje të rëndësishme jam i angazhuar të vij në Vlorë për t’i dhënë zë problemeve dhe shqetësimeve. Angazhimi im do jetë 100 herë më i fortë kur vendosa krijimin e LSI. Sepse atëherë u shqetësova se Nano po pengonte integrimin. Tani nuk bëhet më fjalë për integrimin. Është vënë në diskutim e ardhmja e Shqipërisë. Pasuritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Ju e dini që unë në betejë dal vetë i pari.
Nuk nxjerr asnjeri tjetër para. Pres që të kem një përkrahje shumë të fortë në Vlorë. Kjo varet nga serioziteti ynë për të çuar deri në fund kauzat tona. Është një proces që shumë shpejt do të përshpejtohet. Unë kam interes ta zgjoj energjinë e Vlorës sepse është e pandotur. Është e pastër, bio dhe atdhetare. Flamurin atje do e ngul vetë i pari. Unë çfarë të bëj kur e shoh ndeshjen te shkallët se kur hyj vetë pastaj. Ne do bëjmë jo vetëm opozitë por edhe qeverisje të fortë”, tha ai.
/e.d