Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet e aksit Palasë-Dhërmi, ku po kryhen punime. Sipas Ramës kjo është një zonë ku do ndërtohen hotele me 5 yje dhe do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër.
Rama shton se po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë.
“Në aksin Palasë-Dhërmi, ku po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5yje që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër, po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë
Kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh”, shkruan Rama.