Leli Alushaj është kamarieri hero, i cili i shpëtoi jetën turistes spanjolle ditën e djeshme në një restorant në Tiranë. Ai ishte duke shërbyer si zakonisht, kur pa që një kliente e cila po mbytej me ushqimin.
Leli, la pjatat dhe i erdhi në ndihmë turistes menjëherë. Ndërhyrja e tij ishte e shpejtë dhe turistja spanjolle u ndje mirë pas pak sekondash.
Në një moment ajo shihet teksa i puth duart dhe kamarieri e përqafon. Kamarieri Leli Alushaj tregon se ajo e ka falënderuar dhe madje e mirëpret në Spanjë.
Ky po që mund të konsiderohet kamarier i kompletuar.