Shkon në 4 numri i të plagosurve në Tiranë. Mes tyre edhe një i mitur.
Mes të plagosurve si pasojë e aksidentit të ndodhur në Tiranë ka mbetur edhe një i mitur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Kodra e Diellit. Të plagosurit janë identifikuar vetëm me iniciale për momentin, si:
B.H 60 vjeç
V.H 57 vjeçe
A.T 27 vjeçe
R.M (i mitur)
E reja me inicialet D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka hipur mbi trotuar dhe ka marrë përpara këmbësorët. Për pasoja, katër prej tyre u plagosën.
/a.r