Një burrë rreth moshës 40 vjeç ka pësuar probleme shëndetësore dhe është rrëzuar përtokë.
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, teksa qytetari po kalonte në mes të rrugës, përgjatë shëtitores Lungomare.
Fatmirësisht 40-vjeçari ka shpëtuar nga makinat që qarkullonin në shëtitore, ndërsa i është dhënë ndihma e shpejtë nga kalimtarët e rastit.
Më pas ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka shoqëruar për në spitalin e Vlorës.
Ndërkaq, pritet që policia të japë më shumë informacion mbi gjendjen shëndetësore të 40-vjeçarit.
/a.r