Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh se kush tenton të shpikë investitorë strategjikë mbi popullin shqiptar, i ka bërë keq llogaritë për pasojat.
Me anë të një statusi në Facebook sonte në mbrëmje, Meta ka postuar një pjesë nga konferenca e sotme për shtyp ku denoncoi atë që ai e quajti aferën e Portit të Durrësit.
“Investitori më strategjik mbi këtë tokë është populli i Shqipërisë.
Kush kërkon të shpikë investitorë mbi investitorin më strategjik e ka shumë gabim dhe i ka llogaritur keq pasojat.
Llogaridhënia, e pashmangshme!”, shkroi ai.
/a.r