Një person ende i paidentifikuar është vrarë me thikë këtë të hënë në qendër të Londrës, pranë Oxford Street.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje, pasi një burrë ishte gjetur me plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me thikë. Oficerët e policisë dhe ambuulanca pasi mbërritën në vendngjarje e shpallën viktimën të vdekur 40 minuta pas plagosjes
Sipas Sky News deri më tani një person është arrestuar si i dyshuar për autorësinë e ngjarjes. Kjo është shënuar si vrasja e 57 me thikë në Londër për këtë vit, ndërsa më e fundit ishte pak javë më parë ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një i ri në lagjen ku banonte./ TCH
/e.d