Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj, i cili është futur në garë për kreun e selisë roz ka replikuar me Ben Blushin në një postim në Facebook.
Ndocaj shkruan se ai kandidon pasi ja kanë kërkuar socialistët, duke shtuar se Blushi e ka çështje personale me Ramën.
Ja postimi i Ndocajt në Facebook:
Nje reagim per Blushin:
Blushin e kam konsideruar nje vlere te rendesishme intelektuale dhe nje anetare i PS.
Sot, Partia Socialiste nuk ka nevoje vetem per shkrime e hartime, por ka nevoje per iniciativa konkrete.
Z. Blushi tha se nuk kam folur dhe se jam njelloj si Rama. Ndoshta Blushi ka te drejte se duke menduar shume naten per Ramen, ka nevoje per fleje ne mengjes dhe une isha shume heret qe te me ndiqte tek TopChannel.
Une, nuk kam asgje te perbashket me Ramen, pervec faktit se kemi pasion pikturen.
Blushi ka shume te perbashketa me Ramen, sepse ka shume vite qe bashkejeton me Ramen ne PS eshe atehere kur u perjashtua Arben Malaj e disa te tjere.
Mua ma kane kerkuar socialistet te kandidoj per Kryetar te PS. Ndersa Blushi ka mundesi e ka merak personal. Une prisja qe Blushi te me thoshte se kam ngjashmeri me te si opozitar, por kandidimi im sic duket ja ka shtuar edhe me shume pagjumesine.
Beteja ime, Blushit, Rames, Balles dhe Rucit eshte te respektohet Statuti i PS. Te fitoje me i miri!