Biznesi i Victoria Beckham nuk po shkon aq mirë. Kompania e modës, e cila mban emrin e saj, ka humbje prej gati 64 milionë euro.
Siç thekson “Mirror”, kriza e gjeneruar nga pandemia e koronavirusit, por edhe çmimet e tepërta të veshjeve rëndojnë kryesisht mbi markën. Mbi 400 euro për një palë xhinse, 600 për një pulovër…; janë vërtet shumë edhe për anglezët.
Reduktimi prej 57% i humbjeve operative, i përftuar duke kontrolluar kostot dhe e bërë biznesin më të qëndrueshëm ekonomikisht në afat të gjatë, duket se ka qenë i pavlefshëm.
Pavarësisht “dritës së kuqe” që është ndezur në markën e saj, Victoria Beckham është e sigurt për të ardhmen. Marka tjetër e saj, ajo e bukurisë, vazhdon të shesë dhe të arkëtojë shumë para.
Përveç kësaj, ish-këngëtarja e “Spice Girls” ka disa investime me bashkëshortin e saj, David Beckham, që e lejojnë të mos shqetësohet shumë, të paktën për momentin, për humbjet në sektorin e modës.
Ai që sjell më shumë para në shtëpi mbetet David Beckham, falë kontratave sponsorizuese shumë të pasura me marka luksoze apo ndërkombëtare si Tudor, Haig, Adidas etj.