Një 48-vjeçar i cili është martuar me një 29-vjeçare u shokua kur mësoi se ai e kishte takuar gruan e tij kur ajo ishte një bebe.
Rich Foetu Tomkinson u takua për herë Evie Foetu Tomkinson në një klab ku ai punonte në Korrik 2018. Në Teor, ata kuptuan se tërheqja midis tyre ishte shumë e fortë, pavarësisht ndryshimit në moshë.
Kur Rich njohu mamanë e Evie, Sarah, 53 vjeç, u habit kur kuptoi se e kishte njohur më parë. Në vitet ’90 ata punonin në të njëjtën rrugë dhe ai e kishte parë Sarah duke shtyrë Evie në një karrocë.
“Ishte pak e çmendur kur kuptova se e kisha takuar Evie kur ishte një fëmijë, por s’ia kisha idenë asaj kohe”, shpjegon ai. “Ne thjesht qeshim me këtë. Mosha është veç një numër dhe nuk mund ta dish me kë do biesh në dashuri. Më parë më ngatërronin për babain e saj, por shumica e njerëzve mund ta dallojnë sa mirë përputhemi. Distanca prej 19 vitesh nuk është problem për ne”.
Çifti nisi bashkëjetesën në Shkurt 2019 dhe pak muaj më vonë, Rich i bëri propozimin për martesë në një kinema ku ishin të pranishëm 1000 persona. Me mbështetjen e familjarëve, në Qershor 2022, dy të dashuruarit u martuan, ndërsa tani janë duke pritur edhe një fëmijë.
/a.r