Barazim 2-2 në derbin e zjarrtë të Londrës mes Chelsea dhe Tottenham, përballje që pati gjithçka brenda saj. Gola të bukur, raste flagrante të humbura dhe tension i madh, në fushë dhe në pankina, aty ku nuk mungoi përplasja e dyfishtë Thomas Tuchel-Antonio Conte.
Chelsea ishte prane fitores se dyte ne Premier League teksa arbitri po pergatitej te vershellente por ne Premier asgje nuk mbaron deri sekondat e fundit! Nje gol i Rece James ishte duke vendosur nje sfide vertet te tensionuar dhe me shume emocione deri ne fund, por Kane ka shenuar ne frymen e fundit.
Pas nje pjese te pare ku Chelsea ka dominuar dhe gjeti golin e avantazhit ne derbin e Londres, me Kalidu Koulibaly me goditje te bukur fluturimthi ne goditje kendore te ekzekutuar nga Cucurella, pjesa e dyte ka nisur me fort dhe gjakrat jane ndezur.
Nje gol i shenuar nga Hjoberg ka qene molla e sherrit. Gjithcka ka nisur nga nje aksion ku Bentancur ka shkaktuar faull ndaj Havertz po per arbitrin Taylor ska pasur asgje dhe per kete arsye loja ka vazhduar dhe ka ardhur goli ni 1-1.
Ne ate moment, Conte ka festuar si i cmendur dhe ka shkuar ne fytyren e Tuchel qe menjehere ka reaguar duke u acaruar jashte mase. Sherri ka vazhduar per disa sekonda dhe eshte dashur nderhyrja e stolave per te shuar gjakrat, teksa arbitri i ka treguar kartonin te dyve.
Futbollistet e Chelsea-t dhe Havertz kane protestuar per faktin se VAR nuk ka anuluar golin qe eshte nisur nga nje nderhyrje e Bentancur ndaj gjermanit, por arbitri Taylor ka qene i vendosur.
Por, menjehere me pas do te vinte goli i Rece James qe eshte ndodhur totalisht i vetem ne zonen e Tottenham dhe nuk ka falur. Nga aty, festa e cmendur e Tuchel duke vrapuar. Ne minuten e 90-te, duartrokitje edhe per daljen nga fusha te Havertz dhe aktivizimin e Armando Broja, qe kishte luajtur edhe 15 minuta ndaj Everton.
Antonio Conte dhe Thomas Tuchel u përplasën gjatë dhe pas derbit Chelsea-Tottenham. Gjermani e komentoi më pas atë që ndodhi dhe kërkoi të mos fryhej shumë.
“Mendova se kur i jep dorën tjetrit e shikon në sy, kurse ai mendon ndryshe. Nuk ishte e nevojshme ajo që ndodhi, por ka shumë gjëra që nuk janë të nevojshme. Është emocionale, futboll. Nuk kemi pse e nxehim më shumë. Jemi trajnerë emocionalë në fushë dhe kaq. Nëse takohemi më vonë, ok, nesë jo, sërish ok. Hajde djema, është diccka mes dy konkurrentëve deh asgjë e keqe nuk ka ndodhur”.
An instantly iconic handshake.
(via @SkySportsNews)pic.twitter.com/KanTVJJOLf
— B/R Football (@brfootball) August 14, 2022
CONTE Y TUCHEL ENGANCHADOS TRAS EL PITIDO FINAL pic.twitter.com/TwIU2CQqBe
— 🅿 (@finallyxpablo) August 14, 2022
Ne kete rast mistrec eshte treguar Tuchel.