Korça është qyteti që nuk ka më pallate të braktisura nga ndërtuesit. Agjencia e Kadastrës përfundoi procedurat e pronësisë së një objekti 10 katesh të ndërtuar që në vitin 2006 në qendër të qytetit.
Përfitues janë banorët të cilët tashmë do të kenë dokumentin e pronësisë.
Korça kishte dy pallate të braktisura nga investitori, të cilat tashmë quhen të përfunduara. Ky qytet mban vendin e fundit për numrin e ndërtimeve pa leje.
Ndërkohë më i mprehtë ky problem është në Tiranë ku ka një mijë objekte të braktisua.
/a.r