Rita Ora ka shkaktuar të qeshura pasi bëri gafë gjatë një lidhje direkte në emisionin “The Big Breakfast”. Këngëtarja mori një frut teksa po jepte intervistën për prezantuesit e emisionit të mëngjesit, duke iu referuar frutit që mori në dorë si një mollë. Këngëtarja po diskutonte për ushqimet që konusmonte kur u hutua nga tasi me fruta pranë saj.
“Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?”, tha ajo duke shtuar: “Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e vyshkur”, shtoi Rita.
Por, menjëherë ndërhyri prezantuesja duke i thënë se në fakt fruti që mbante në dorë është një pjeshkë.
“Rita, më vjen keq të ta them ty por kjo është një pjeshkë, jo një mollë”, vazhdoi ajo ndësa shpërthyen të qeshurat në studio.
E zënë ngushtë, artistja bëri shaka: ‘Është ora 3 e mëngjesit djema, më jepni pak pushim!’
Gjatë intervistës, artistja e njohur foli për këngën e re por ajo që bëri përshtypje është që ajo nuk tha asgjë rreth martesës së saj me regjisorin Taika Waititi. Këngëtarja thuhet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin e saj. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në Mars 2021, përpara se ta bënin publike romancën e tyre Gushtin e kaluar.
/a.r