Të paktën 41 persona kanë humbur jetën pasi zjarri ka përfshirë një kishë në kryeqytetin e Egjiptit, raportojnë mediat vendase.
Sipas autoriteteve kishtare, zjarri ra në kishën Abu Sefein në Kairo, ndërsa përveç viktimave, mbetën të plagosur rëndë edhe 14 persona të tjerë.
15 zjarrfikëse dhe dhjetëra ambulanca mbërritën në vendngjarje.
Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi tha se ka komunikuar në telefon me kreun e kishës Koptike Tawadros II, dhe i ka shprehur atij ngushëllimet.