FBI ka arritur në përfundimin se Alec Baldwin tërhoqi këmbëzën e armës që vrau kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirime të filmit Rust. Aktori qëlloi aksidentalisht Hutchins ndërsa ata po xhironin filmin në tetor 2021, por gjithmonë pohoi se ai nuk e tërhoqi këmbëzën.
Megjithatë, një hetim i sapo përfunduar i mjekësisë ligjore nga FBI thotë se arma në fjalë nuk mund të ishte shkrepur pa u tërhequr fizikisht këmbëza. Gjetjet janë shqyrtuar nga Zyra e Hetuesit Mjekësor të Nju Meksikos dhe një raport i mëtejshëm e ka klasifikuar ngjarjen si aksident.
Aktori besonte se arma që i ishte dorëzuar teksa ishte gati të filmonte një skenë në setin e filmit, ishte një “armë e ftohtë”. Në një intervistë televizive, aktori tha se “do të bënte çdo përpjekje për të zhbërë atë që ndodhi”, por nuk ndihet fajtor për të shtënat fatale. TEMA