Sapo ka marrë fund protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së e cila u mbajt para objektit të Qeverisë së Kosovës. Kjo protestë ka përfunduar e qetë. Gjatë këtij tubimi ata kërkuan që t`iu jepet pensioni që iu takon edhe rreth 4000 veteranëve të cilët akoma nuk e kanë marrë atë, por kanë kërcënuar se për ndryshe do të protestojnë dhunshëm.
Ata poashtu kanë kërkuar që Qeveria ta emërojë një komision mjekësor që të përcaktojë shkallën e invaliditetit për ata invalidë që nuk e kanë zgjedhur këtë problem, njofton Klan Kosova.