Deputetja e PD Oriola Pampuri teksa po fliste për hapjen e dosjeve të sigurimit u shpreh se ka ardhur ai moment që të mësojmë të vërtetën.
Gjatë një interviste për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj Paampurimburi u shpreh se ende në politikën shqiptare kur ka debate etiketohet njëri apo tjetri spiun. Që të mos etiketohet asnjëri spiun ajo u shpreh se duhet të hapen ato dosjet për secilin personazh dhe person publik që është i përfshirë në çdo post publik.
Oriola Pampuri: Sot ende në politikën shqiptare kur ka debate etiketohet njëri apo tjetri spiun. Që të mos etiketohet asnjëri spiun le ti hapim ato dosjet për secilin personazh dhe person publik që është i përfshirë në çdo post publik dhe të kuptojmë të vërtetën. Unë besoj se ka ardhur ai moment që të mësojmë të vërtetën. Unë e kam një kauzë. Shpesh jemi pyetur që përse tani? Ka gjithmonë një moment. Më mirë tani sesa kurrë.