Policia ka dhënë informacion në lidhje me aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e sotme ku një kamion i ngarkuar me grurë doli nga rruga.
Blutë theksojnë se drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e saj.
“Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia.
/e.d