Seria A nuk ka nisur akoma, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë parashikuar se si do të jetë renditja përfundimtare e kampionatit italian.
Duke përdorur algoritmin Soccer Power Index (SPI), është dalë në përfundimin se Inter do të fitojë titullin, në vend të dytë Milan e më pas Napoli dhe Atalanta.
Shumë më larg, në vendin e shtatë, do të renditet Juventusi, sipas këtij algoritmi.
Inter do ta fitojë kampionatin me 78 pikë, 7 më shumë sesa Milani, 10 më shumë sesa Napoli dhe 13 më shumë sesa Atalanta.
Ndërkohë, ekipet që do të bien nga kategoria janë Cremonese, Spezia dhe Salernitana.
/a.r